Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
271 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, bëhet thirrje për respektim të masave

Komiteti komunal për parandalim të përhapjes së pandemisë në Gjilan po bën thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.

Në mbledhjen e mbajtur të premtën në lidhje me situatën me koronavirus, u diskutua se si të përballohet sa më lehtë pandemia, transmeton Telegrafi.

Drejtori i këtij komiteti, Selami Xhemaili, u shpreh se në këtë kohë është shumë e rëndësishme mbajtja e distancës dhe pastrimi i shpeshtë i duarve.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket pandemisë është: 1552 të infektuar, 1229 të shëruar dhe 271 raste aktive. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë