Policia e Kosovës ka shqiptuar hic më pak se 1 mijë e 36 tiketa për qytetarët që nuk i kanë zbatuar masat për parandalimin e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Këtë e bëri të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orës.
Më tutje në këtë raport theksohet se janë arrestuar 23 persona, 18 prej të cilëve janë në mbajtje.
Ndërkaq gjatë harkut kohor njëditor janë shënuar 18 aksidente me të lënduar, kurse 29 me dëme materiale.













