Policia austriake ka përshpejtuar kërkimet e saj për të gjetur edhe sulmuesit tjerë, pas sulmit të mbrëmshëm ku u vranë tre persona dhe 14 mbetën të plagosur.
Sipas asaj që raporton BBC, njëri nga personat që kreu sulmin u qëllua për vdekje nga policia vendase, kurse një tjetër u arrestua.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, nuk hezitoi që sulmuesin e vrarë ta cilësonte si terrorist.
Personat e vdekur nga ky sulm janë dy burra dhe dy gra.













