Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës donacion disa pajisje mbështetëse për oksigjen.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku u shpreh i kënaqur për këtë ndihmë të ofruar nga ShBA.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës. Ju faleminderit, Kolonel Rose! Ju faleminderit, Major Olson”, ishte postimi i Zemajt në Facebook