Nëna ime është grua e fortë.
E keni parasysh, ai lloji i gruas që mbetet nënë e vetme, me dy fëmijë nën moshën 4 vjeçe, dhe asnjëherë nuk dyshon se a do të jetë e mjaftueshme për ta. Lloji i gruas që mund të zgjidh çdo problem me një telefonatë, dhe ta kalojnë çdo rresht pritjeje duke përdorur veç një pretekst bindës. Lloji i gruas që në moshën 50 vjeçe bën lëvizje të mëdha në karrierë, brenda një fushe të dominuar nga meshkujt, dhe bëhet punëtorja më e mirë e kompanisë brenda një muaji. Ky lloj i nënës pra.
Unë dhe motra ime çdoherë e kemi parë nënën tonë si shoqen më të mirë, e kjo do të thotë se e kemi parë kur ka qarë aq sa edhe kur ka qeshur, nuk kemi qenë të verbëta ndaj çasteve të saja të dobësisë dhe as nuk kemi munguar gjatë tyre. Nëpër gjithë këto, e kemi parë një grua të fortë duke u bërë shembull për llojin e grave që ne duam të bëhemi: gra që e definojnë vetë suksesin,, lumturinë e tyre dhe nuk lejojnë dikush të ndërhyjë në to.
Nëse edhe nëna juaj është grua e fortë, gjërat e mëposhtme mesiguri i dini edhe ju transmeton Supergrate.net:
1. Është në rregull të të pëlqejë vetja.. – para ca ditësh, nëna ime më dërgoi një foto të prerjes së re të flokëve me përshkrimin, “Po dukem fantastike.” Unë qesha, sepse në situata të tilla gratë zakonisht e përqeshin veten, dhe është shumë e rrallë të dëgjosh një grua ta lavdërojë veten. Por, e dini çka? Ajo vërtetë dukej fantastike – e pse të mos ma thotë këtë?
2.. dhe të mos kërkosh falje për suksesin tënd. Vitin e kaluar nëna ime filloi karrierë të re në industrinë e kujdesit për shtëpitë. Kur u emërua punëtorja më e mirë, nuk insistonte se kishte pasur fat, apo të gjente ndonjë koment tjetër për arritjen e vet. Ajo kishte punuar shumë, shkathtësitë e saj ishin më të mirat, dhe ishte shumë krenare për këtë.
3. Ta ngrisësh veten nuk do të thotë ta ulësh dikë tjetër. Krahas arritjeve të veta, nëna ime është e para që çdoherë nxjerr në pah fuqitë e të tjerëve (veçanërisht nëse këta të tjerë janë bijat e saja).
4. Nuk arrin askund nëse e krahason veten me gra të tjera. Nëna ime i trajton shoqet e saj sikur t’i kish gjak, dhe është personi i parë që ato i drejtohen për çdo rast. Ajo ka marrëdhënie të tilla të vepanta me gra të tjera sepse ajo i dëgjon problemet e tyre pa i gjykuar dhe ofron përkrahje të pafund, me zero xhelozi në mes.
5. Nëse mund t’i numërosh shoqet e mira me gishtat e një dore, je me fat. Këtë gjë nëna ime e ka theksuar qëkur ishim të vogla, kur ndonjë lazdrane nuk më ftonte të luanim, dhe unë jam rritur me këtë ide. Nëna më ka mësuar se është më e rëndësishme të kultivosh marrëdhënie që vërtetë vlejnë, sesa të humbasësh energji me shoqe veç për ditë të mira. Kështu që, falemnderit.
6. Një marrëdhënie nuk është indikatori kryesor i lumturisë tënde. I kam shikuar të gjitha filmat e Disney-it në vitet e ’90, por mesazhi kryesor që kam marë është se këpucët e qelqta nuk iu bëjnë shumicës së vajzave (Hirushja), dhe se peshqit janë shumë të shoqërueshëm (Ariel). Asnjëherë nuk i kam besuar idesë se burrat i shpëtojnë gratë, se martesa është qëllimi kryesor i jetës, sepse mua më ka rritur një grua që më ka mësuar ndryshe.
7. Mund të qëndrosh në këmbët e tua. Ti je e aftë për ta menaxhuar vetë jetën tënde dhe për t’i arritur qëllimet e tua.
8. Të falësh dikë nuk është e njejtë si të bëhesh qilim për ta. Për të mos i bërë publike disa detaje të jetës private të nënës sime, mund t’ju them veç se ajo më ka mësuar se disa njerëz ia vlen t’i falësh, disa jo.
9. Edhe superheroinat qajnë.
Autore: Jessica Samakoë