Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Itali të hënën për shkak të kufizimeve të reja me synimin e ndaljes së valës së dytë të COVID-19.
Raportohet përplasje të mëdha në mes të policisë dhe protestuesve në qytetet e Milanos dhe Torinos. Dhunë po ashtu është raportuar dhe në Napoli, transmeton Klan Kosova.
Protestat filluan menjëherë pasi hyri në fuqi ligji për ndaljen e aktiviteteve në restaurante, bare, palestra dhe kinema pas orës 18:00.
Protestat u zhvilluan në shumë qytete të Italisë, përfshirë këtu Romën, Gjenovën, Palermon dhe Triesten.
Kjo mbyllje nuk po del të jetë e mirë për bizneset e vogla të cilat shprehen se këto masa mund t’i bëjë ata të falimentojnë.