Vetëm për 10 ditë është dyfishuar numri i rasteve të infektimeve në Evropë.
Që prej 12 tetorit, për herë të parë janë regjistruar 100 mijë të infektuar në ditë në kontinentin e vjetër.
Sipas Reuters, deri më tani janë 7.8 milionë të infektuar në Evropë, ndërsa 247 mijë kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.
Numrin më të madh të rasteve gjatë kësaj kohe e kanë shënuar vendet e tilla si: Italia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia, ndërsa sa i përket numrit të të infektuarve brenda ditës, aty prinë Franca me mbi 41 mijë të infektuar ditën e enjte.











