Hën, Tet 19, 2026
Banner Top
Banner Top
Studimet: Nënat po flenë më pak gjatë pandemisë

Një studim ka dalë me përfundime se nënat po flenë shumë më pak se zakonisht gjatë periudhës së pandemisë.

Kërkuesit e Universitetit Ben Gurion thonë se insomnia te nënat është shumë më e madhe se më parë. Në fillim të pandemisë, numri i nënave që përjetonin pagjumësi nuk ishte shumë i lartë. Ishin vetëm 11 për qind prej tyre që kishin probleme me gjumi. Mirëpo, me vazhdimin e pandemisë, numri i nënave që përjetonin pagjumësi u rrit, ashtu që nga 11 për qind u bë 22 përqind.

Kërkimet po ashtu zbuluan se këto nëna, bashkë me pagjumësinë, kanë edhe një nivel të lartë të ankthit. 80% e nënave që kishin probleme me gjumë, doli vuanin edhe nga ankthi, raporton Psychology Today.

Nëse nënat kanë bërë më pak gjumë në këto kohë, kjo nuk vlen edhe për fëmijët e tyre. Studimet konkludojnë se 70 për qind e fëmijëve të intervistuar nuk kanë kurrëfarë problemi me pagjumësinë, ndërsa 30 për qind të tjerë po bënin ose më shumë ose më pak gjumë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë