Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa arsyje pse njerëzit prekin bashkëfolësin gjatë bisedës

Të prekurit dikë gjatë bisedës jo gjithmonë mund të jetë i pranueshëm si veprim. Ndodh që dikush irritohet nga e prekura që i bën personi dhe ka të ngjarë të reagojë jo mirë.

Njerëzit këtë veprim e bëjnë për arsyje të ndryshme, që gjithashtu mund të prodhojë reagime të ndryshme në krahasim më atë që duam të përçojmë te tjetri.

  • Të dukemi interesant

Interesantësia është një gjë që shumica dëshirojmë ta arrijmë, sidomos kur jemi me personat e dashur. Kur ne prekim dikë, ideja është që të dukemi interesantë, por mund të interpretohet edhe si vardisje seksuale ndaj individit tjetër.

  • Për të shfaqur sinqeritet

Sinqeriteti vlerësohet shumë kudo, prandaj brenda shoqërisë apo rrethit famijar ekzistojnë persona të tillë që e përdorin gjuhën e trupit për të vënë në pah këtë atribut.

  • Për të marrë ndihmë

Shumë studime kanë treguar se kur kërkojmë ndihmë, më shumë kemi gjasa të pranojmë diçka të tillë kur e prekim dikë sesa kur i flasim nga larg.

  • Për ta motivuar një person tjetër

Përderisa dikush flet dhe ne i rrahim krahët nënkuptohet se ne dëshirojmë t’i japim motiv për të vazhduar fjalinë.

Shpesh kjo metodë konsiderohet si e duhura në shoqëri, për shkak se shumë persona dëshirojnë që dikush t’ua “ndihmojë” fjalimin me ndonjë reagim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë