Ushtrimet janë gjëja më e mirë që mund të bëjmë për trupin tonë, por jo gjithmonë ato sjellin efekte pozitive shëndetësore.
Mund të tingëllojë paksa paradoksale, por gjatë ushtrimeve mund të keni simptoma të asmës, sidomos personat që kanë shtrëngim bronkial të vazhdueshëm.
Vjen si e befasishme, megjithatë janë mbi 90 për qind e njerëzve që kanë përjetuar sulme të asmës e që kanë pasur shtrëngim bronkial. Kjo gjë ndodh kur frymëmarrja jonë ngushtohet si rezultat i aktivitetit fizik.
Sipas Purvi Pakirh, alergolog dhe imunolog, simptomat që përfshihen në këtë proces janë: dobësim i frymëmarrjes, problem me fyt, shtrëngim në gjoks etj. Simptomat zakonisht fillojnë pas 20 minutash ushtrime intensive.
Asma, dihet, është një sëmundje që ngushton organet e frymëmarrjes, kësisoj individi ka problem më të pranuarit e sasisë së nevojshme dhe të mjaftueshme të oksigjenit. /familjajone













