Dhuna në familje ende po del të jetë problem i madh dhe vështirë i zgjidhshëm në Kosovë. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë raportuar 10 të arrestuar për dhunë në familje në tërë Kosovën.
Në Gjakovë janë arrestuar tre burra dhe dy gra, pasi kishin mosmarrëveshje dhe janë përleshur në mes vete.
Ndërkohë në Prishtinë janë të arrestuar dy njerëz që kanë tentuar ta sulmojnë një grua.
Ferizaj, Gjilani dhe Peja po ashtu kanë regjistruar raste të dhunës, secila me nga një, raporton Koha.net. /familjajone