Sht, Tet 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Si duhet të veprojmë kur foshnja pëson ngufatje?

Prindërit dhe mjekët shpesh janë të provuar më raste të ndryshme shëndetësore që iu ndodhin fëmijëve të tyre, përkatësisht pacientëve. Një ndër problemet që haset kryesisht të foshnjat është ai i ngufatjes së tyre. Duke ditur se periudha e foshnjërisë është shumë delikate, është e domosdoshme të kihet kujdes se si veprohet me ta në këtë gjendje dhe të dihen veprimet e efektshme që duhet ndërmarrë.


Si pikë e parë preferohet që ta shtrijmë foshnjën përmbys dhe ta godasim lehtë në shpinë pesë herë me rrënjën e dorës. Nëse kjo nuk ka efekt, duhet kthyer foshnjën në pozitë të kundërt me atë të mëparshmen dhe ta shtypim pesë herë në krahëror. Shtypja duhet të bëhet me dy gishtërinjë, ashtu që njëri të pozicionohet te tëmthat e gjirit dhe tjetri më poshtë barkut.
Nëse këto veprime nuk japin rezultat, atëherë duhet përseritur derisa të kthehet frymëmarrja, duke e goditur në shpinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë