Të gjithë duam një bark të sheshtë, e dimë që ushtrimet fizike kanë efekt të mirë por nuk kemi kohë.
Por dy minuta të ditë mund ti ndani?
Trendi I fundit është një metodë japoneze, që do t’ju ndihmojë të hiqni kilet e tepërta rreth barkut dhe të tonifikoheni sa më shumë.
Metoda u zbulua nga një aktor japonez, Miki Ryosuke, i cili humbi 13 kilogramë në zonën në fjalë, për vetëm disa javë.
Në fakt është interesante mënyrë si Ryosuke u njoh me këtë metodë; mjeku ia kishte sugjeruar si ushtrim për dhimbjen e shpinës.
Si funksionon metoda:
I gjithë sekreti fshihet te frymëmarrja: merrni frymë për 3 sekonda dhe më pas nxirreni për 7 sekonda.
Dhjami konsiston në oksigjen, karbon dhe hidrogjen.
Kur oksigjeni që ju merrni arrin në qelizat e këqija i ndan ato në karbon dhe ujë kështu që sa më shumë oksigjen të përdorë trupi, aq më shumë dhjamë tretet.
Pra ngrijini krahët lart duke u mbushur njëkohësisht me frymë dhe më pas ulini poshtë duke shfryrë sa më shumë.
Ndiçni më poshtë instruksionet e aktorit Miki Ryosuke: