Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Alzhajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara!

Ndryshimet në nivelet e një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e një dëmtimi në tru një dekadë para se të fillojnë të zhvillohen simptomat e alzhajmerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndonëse nuk ka ndonjë ilaç për ta kuruar alzhajmerin, shkencëtarët thonë se gjetjet e këtij studimi mund të përdoren për të parashikuar kur pacientët mund të fillojnë të shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje.

Ndryshimet në nivelet e kësaj proteine në gjak janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të testuar ilaçet për alzhajmerin.

Sipas profesor Mathias Jucker, bashkëautor i studimit nga Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative, në Tübingen sëmundja e alzhajmerit fillon (në tru) 1 apo 2 dekada para se të shfaqen simptomat.

Ai thotë që: “Dimë gjithashtu që çdo terapi duhet të interferojë 1o vite ose edhe më herët se të shfaqen simptomat, që të rezultojë e suksesshme, nëse duam të shënjestrojmë shkakun e sëmundjes së alzhajmerit”.

Analiza e gjakut, thotë ai, mund t’u japë mundësi shkencëtarëve të testojnë se ilaçet po japin efekt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë