Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Pas shiut, rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese

Dita e djeshme është përcjellë me reshje të mëdha shiu pothuajse në gjithë vendin.

 “Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit”.

“Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale. Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”

Youtube

Arkiva

Kategoritë