Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë pos pandemisë Covid-19 po përcjell me vëmendje edhe situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.
“Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.
Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemike po përgaditen dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv. Deri sot janë raportuar 811 thumbime të rriqrave të cilat në numër janë shumë më pak se viteve të kaluara në të njejtën periudhë duke pasur zero raste të EHKK.
IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:
1. Mos qëndroni
gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në
këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila
lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e
sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër
gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga
livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën
më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi
(oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të
bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më
të lartë”, thuhet në njoftim.