Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sabri Fejzullahu: ” Ishte performanca më unike e jetës sime”

I madhi Sabri Fejzullahu  mbrëmjes e së shtunës i dha një frymë tjetër karantinës.

Me këngët e tij plotë  dashuri e emocion, me interpretimin e tij profesionalë, me fjalët e tij të dalura nga thellësia e zemrës, ai pushtojë zemrat e shqiptarëve ku do që janë.

Një super organizim nga Komuna e Prishtinës, i transmetuar me plotë mjeshtri në televizionin Klan Kosova, përveç qe na dhurojë momente të mira, na bëri edhe me lot, me stadiumin e zbrazët dhe pamjet e “heshtura” të Prishtinës.

U komentua me fjalët më të mira nga shumë kritik arti, fytyra publike e qytetarë të Kosovës e Shqipërisë.

E në mesnatë disa fjalë për këtë koncert në kushte karantine shprehi edhe vetë Këngëtari, Sabri Fejzullahu


“Të dashur shqiptarë,

Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin “Fadil Vokrri”, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qindra mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen.
Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë!
Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, menaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga “home studio” po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve.

Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t’ju kisha aty …!”

Ju dua pa fund,
Sabriano

Youtube

Arkiva

Kategoritë