Miku i mirë në ditë të vështira.
Meridian Expres si çdo here po vazhdon të dëshmojë që janë pjesë e ditëve tona të mira dhe atyre të vështira.
Pandemia COVID 19, sikur në mbarë botën, edhe në Kosovë ka vënë në pahë njerëzit e vullnetit të mirë.
“Vullnetarët kundër Koronavirusit” është grupi i cili u hapë qysh në ditët e para kur Kosova fillojë të përballet me koronavirusin.
Me punë vullnetare ata u dolën Zot shumë familjeve në nevojë.
Pjesë e fushatës së tyre aktive të bamirësisë këto ditë ka qenë edhe Meridian Expres.
Luan Hasanaj ideator i grupi në fjalë përmes një fotoje në rrjetet sociale ka falënderuar publikisht Meridian Expres
Më poshtë e gjeni postin e tij të plotë :
“Falenderojmë
kompaninë Meridian Express që
vazhdon t’i përkrahë Grupin e Vullnetarëve në Qendrën e Studentëve.
Shpresoj që ky shembull të ndiqet edhe prej kompanive tjera në mënyrë që
sadopak të i motivojmë heronjtë që s’po kursejnë asgjë për t’iu shërbyer të
strehuarve në karantinë!
Faleminderit Agon Gashi”















