Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndryshimet shqetësuese në trupin e gruas

Trupi i  grave, ka ndryshime të kohëpaskohshme, prandaj është edhe shumë e vështirë që të identifikohen problemet shëndetësore, në fazat e para.

Madje një studim i kryer nga World Ovarian Cancer Coalition, ka bërë të ditur që një grua mesatarisht pret 13 javë deri kur viziton mjekun. Sidoqoftë, nëse i kushtoni vëmendje edhe ndryshimeve më të vogla që ndodhin në trup, atëherë mund t’i shmangni problemet shëndetësore në të ardhmen.

Ne do ua listojmë disa shenja që kanë lidhje me probleme të mëdha shëndetësore, e që ju nuk duhet në asnjë mënyrë t’i injoroni.

Barku juaj është i fryrë – për shumë gra fryrja e barkut është normale në kohën kur presin ciklin menstrual. Por nëse nuk jeni në ato ditë, e e keni barkun e fryrë për më shumë se dy javë, kjo mund të jetë në simptomë që diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj. Shpeshherë fryrja e barkut lidhet me kancerin e gjirit dhe të vezoreve.

Keni puçrra në fytyrë – dy javë përpara ciklit, trupi i një gruaje fillon e rritë nivelin e estrogjenit dhe progesteronit.  Për shkak të ndryshimit të vlerave hormonale, paraqiten puçrra në mjekër që largohen shumë shpejtë. Por, nëse puçrrat që keni në nofull dhe në mjekër nuk largohen, është e udhës të kontrolloheni tek mjeku, pasi mund të keni probleme hormonale.

Nuk keni uri – ndiheni e ngopur tërë kohën dhe nuk iu ka ëndja të hani ato ushqime që dikur i donit. Nëse keni humbur apetitin, ndodh që është për shkak të ndonjë problemi shëndetësor.

Keni shumë ftohtë apo shumë të nxehtë – nëse nuk ndiheni rehat me temperaturën e dhomës, kjo mund të ndodh për shkak të disbalancës hormonale. Një prej arsyeve për këtë çrregullim të hormoneve është për shkak të nivelit të estrogjenit, një hormon që rregullon sistemin riprodhues tek gratë. Madje, pikërisht estrogjeni ndikon edhe në temperaturën e trupit. Kur keni nivel të ulët të estrogjenit, keni të nxehtë, kur keni nivel të lartë të këtij hormoni, keni të ftohtë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë