Është shënuar rasti i parë me koronavirus në Maqedoni të Veriut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe. Ai ka deklaruar që një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.
Filipçe ka thirrur konferencë urgjente për media, ku edhe deklaroi që pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të mos bëhet panikë.