Pagjumësia është një çrregullim i zakonshëm i gjumit. Njerëzit që kanë pagjumësi kanë vështirësi të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë, ose të dyja.
Para se të vendoset për trajtimin e pagjumësisë, është e rëndësishme që të identifikohen faktorët mjekësore dhe psikologjike, të cilët mund të jenë shkaktarët e vërtetë të kësaj situate.
Ekzistojnë dy lloje të pagjumësisë:
- Pagjumësia akute është problem afatshkurtër me gjumin
- Pagjumësia kronike është kur problemi juaj i gjumit zgjat 4 javë ose më shumë.
Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm në baza të rregullta, ju jeni në rritje të rrezikut të sëmundjeve. Këto përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Çrregullime të ndryshme mund të shkaktojnë pagjumësinë. Ato përfshijnë:
- Kushtet emocionale – depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post traumatik
- Çrregullime të gjumit – Sindromi i këmbëve të papushuara ose apnea e gjumit
- Çrregullime gastrointestinale – urth, GERD
- Gjendje me dhimbje – çrregullime të artritit dhe dhimbjes së kokës
- Çrregullime të frymëmarrjes – astma ose dështimi i zemrës
Mënyra më e mirë për të parandaluar pagjumësinë është që të zhvillohet një rutinë e mirë e gjumit. Në disa raste, ajo nuk mund të parandalohet ose shmanget.
Në vijim mund të shihni disa këshilla të thjeshta, se si mund të veproni për rikthimin e gjumit.
- Shmangni substancat që e bëjnë të fjeturit më të vështirë. Këto përfshijnë kafeinë, disa ilaçe dhe alkoolin.
- Mos u shtrini për pushimin e drekës pas orës 15:00, dhe jo më shumë se tridhjetë minuta, maksimumi një orë.
- Shkoni të fleni vetëm kur ndiheni të lodhur.
- Mos pini shumë kafe gjatë ditës dhe sidomos jo pas orës 16.00, si dhe mos abuzoni me alkoolin e konsumin e duhanit.
- Kujdes, mos blini kurrë pilula gjumi në farmaci pa këshillimin e mjekut./Familja Jonë