Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A shkaktojnë ethe reumatike infeksionet e fytit?

Pakujdesia në trajtimin e duhur të infeksioneve të fytit çon në shfaqjen e sëmundjes që njihet si ethja reumatizmale akute, e cila karakterizohet nga simptoma të tilla si ethe, artrite që vijnë duke u rënduar nga artikulacioni në artikulacion, shfaqjen e njollave të kuqe në formën e gungave nën lëkurë, si dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve.

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të njohur mjaft mirë midis infeksionit të fytit të shkaktuar nga streptokokut “Beta hemolitik” dhe shfaqjes së ethes reumatizmale. Në varësi edhe të imunitetit individual, ky mikrob shkakton një përgjigje autoimune, duke prodhuar antitrupa që sulmojnë indet e vetë trupit.

Si rezultat kemi shfaqjen e një morie shenjash klinike. Simptomat e etheve reumatike shfaqen zakonisht brenda dy ose tre javësh pas infeksionit me streptokokun “Beta hemolitik”. Në çdo rast të shfaqjes së këtyre simptomave është mirë që të kërkohet ndihma e menjëhershme mjekësore, për të mos lejuar rëndimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.

Antibiotikët, zakonisht penicilina ose eritromicina, rekomandohen për të eliminuar bakteret streptokokësore edhe pse këto të fundit zakonisht mungojnë nga koha kur shfaqen ethet reumatike.

Ndërsa, për inflamacion më të rëndë mund të nevojiten kortikosteroidet.

Duhet të kemi parasysh që shumica e infeksioneve të fytit janë virale dhe bakteriale. Por, nuk është e thënë që shkaktari bakterial të jetë streptokoku “Beta hemolitik”. Infeksionet virale nuk kërkojnë trajtime me antibiotikë, por vetëm gargara dezinfektuese dhe qetësues të dhimbjeve.

Këto infeksione nuk e bartin rrezikun e shfaqjes së ethes reumatizmale. Prandaj jo çdo infeksion i fytit duhet t’ju trembë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë