Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak.
Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak hemoglobinë ka trupi, dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Simptomat të cilat e përcjellin këtë sëmundje janë:
- marrje mendsh
- vështirësi në frymëmarrje
- rrahje të shpeshta të zemrës
- dhimbje koke
- ngërçe muskulore
- vështirësi në përqendrim.
Një nga problemet e tjera te personat me talasemi është zgjerimi në masë të madhe i palcës së kockave, duke i bërë ato më të holla dhe lehtësisht të thyeshme.
Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjaku dhe terapi. Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga sa e rëndë është talasemia. Një mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me më shumë qeliza të kuqe të gjakut përmes transfuzionit të gjakut. Shumë herë njerëzve me talasemi ju rekomandohet edhe vitaminë B, e njohur si acid folik, për të ndihmuar trajtimin e anemisë./Familja Jonë