Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Planifikimi familjar, pse nuk duhet neglizhuar?

Disa studime të kryera tregojnë se rreth 30 për qind e rritjes së popullsisë në botë ndodh për shkak të shtatzënive të padëshiruara ose aksidentale.

Mosnjohja e metodave të kontracepsionit dhe përfitimit familjar, është një faktor që mban të lartë numrin e aborteve që kryhen për shkak të shtatzënive të padëshiruara.

Një femër përpara se të fillojë të përdorë një metodë kontraceptive duhet patjetër të konsultohet me personelin shëndetësor, i cili ndihmon në zgjedhjen e metodës që do të përdoret, si dhe jep informacion më të hollësishëm për metodën e zgjedhur.

Më poshtë mund të shihni se cilat janë përfitimet që vijnë nga planifikimi familjar

  • Planifikimi familjar mund të parandalojë shtatzënitë dhe lindjet afër njëra-tjetrës, duke kontribuar në uljen e vdekshmërisë foshnjore në botë.
  • Një numër i madh i adoleshenteve që mbeten shtatzënë duhet të lënë shkollën. Ato kanë më shumë gjasa të kenë lindje parakohe apo fëmijë me peshë të ulët në lindje dhe bebet e lindura nga adoleshentet kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë foshnjore.
  • Planifikimi familjar zvogëlon rrezikun e shtatzënive të padëshiruara te gratë që jetojnë me HIV, duke rezultuar në foshnja më pak të infektuara.
  • Familja më e vogël u lejon prindërve të investojnë më shumë për secilin fëmijë. Çiftet me më pak fëmijë kanë më tepër mundësi t’u sigurojnë atyre ushqim, veshje, strehim e shkollim.
  • Planifikimi familjar mund të thuhet se është çelësi për ngadalësimin e rritjes së paqëndrueshme të popullsisë. Rritja e pakufizuar e popullsisë ka ndikime negative në ekonomi e mjedis./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë