Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tuberkulozi dhe simptomat e sëmundjes

Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Këtu përfshihen nyjet, fshikëza, boshtin kurrizor dhe truri.

Një numër i madh i njerëzve të cilët preken nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë dhe në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur. Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50 për qind të personave të prekur.

Ekzistojnë dy lloje të tuberkulozit:

Tuberkulozi latent apo joaktiv: Bakteret janë të pranishme në trupin tuaj, por nuk ju sëmundin e as ju bëjnë infektues. Sistemi juaj imunitar e mbron trupin tuaj nga bakteret

Tuberkulozi aktiv: Bakteret janë të pranishme dhe janë duke shkaktuar simptomat. Sistemi juaj imunitar nuk ka qenë në gjendje të luftoj kundër baktereve dhe ka mundësi që të përhapni sëmundjen.

Kryesisht, kjo sëmundje shfaqet tek personat që kanë imunitet të dobët. Më të predispozuar për të shfaqur këtë sëmundje janë personat e prekur me HIV për shkak të sistemit të dobët imunitar dhe terrenit predispozues që krijon tuberkulozi.

Simptomat e tuberkulozit aktiv në mushkëri përfshijnë:

  • Dhimbje e gjoksit
  • Ethe
  • Lodhje
  • Humbje të oreksit
  • Kolla e keqe që zgjatë 3 javë e më shumë
  • Kollitja me gjak apo gëlbazë (mukozë nga thellësia e mushkërive)
  • Humbje e padëshiruar e peshës
  • Djersitje gjatë natës./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë