Ndjeni lodhje, ndryshim emocional, nuk jeni në formën më të mirë…
E vëreni që diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj dhe nuk dini se ku të drejtoheni?
Atëherë zgjidhni një vend ku ju mund të bëni analizat adekuate, ku i keni mjekët të cilët ua lexojnë rezultatet dhe ju ndihmojnë të zbuloni saktë gjendjen tuaj shëndetësore.
Ne ofrojmë informacione të rëndësishme për gjendjen aktuale të metabolizmit të organizmit tuaj, duke përfshirë shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, zemrës , mushkërive, muskujve etj.
Informacione të nevojshme për të monitoruar kushtet e njohura, të tilla si hipertensioni, dhe pastaj monitorimi i përdorimit të barnave kontrolluar ndonjë efekt anësor në veshka ose të mëlçisë.
Në laboratorin “Olive”, i keni të gjitha në një vend duke qenë i specializuar në: Biokimi, Mikrobiologji, Imunologji, Hematologji, Gjenetikë.
Gjithashtu sjellim shërbime specialistike në: Endrokrinologji, Kardiologji, Reumatologji, Mjekësi familjare dhe Radiologji.
Laboratori monitorohet nga “Referenzinstitut fuer Bioanalytik”, që gjendet në Bonn të Gjermanisë.