Klinika e Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ofron një gamë të gjerë shërbimesh të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, sëmundjeve venerologjike dhe infeksioneve mykotike.
Në kuadër të klinikës funksionojnë disa kabinete dhe njësi të specializuara, përfshirë kabinetin e dermatoskopisë, Terapinë Fizikale, dermabrazionin dhe Face System, fototerapinë, dermatologjinë intervente, si dhe Laboratorin Mykologjik.
Këto shërbime mundësojnë kryerjen e ekzaminimeve dhe trajtimeve të ndryshme dermatologjike, ndërsa për pacientët që kanë nevojë për kujdes më të avancuar, klinika ofron edhe trajtim stacionar dhe monitorim të vazhdueshëm nga stafi shëndetësor.
Sipas burimeve në QKUK vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Dermatovenerologjisë janë realizuar 84 vizita specialistike. Po gjatë kësaj periudhe janë kryer 30 intervenime me krioterapi në Terapinë Fizikale, gjashtë intervenime me krioterapi në Venerologji dhe tetë ekzaminime me dermatoskop manual.
Ndërkohë, nëntë pacientë janë hospitalizuar në klinikë për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm.
Në mesin e diagnozave të pacientëve të hospitalizuar janë pemphigus vulgaris, herpes zoster, urticaria, dermatitis bullosa, kerion celsi dhe pyoderma.
Klinika e Dermatovenerologjisë vazhdon të ofrojë shërbime të specializuara diagnostike dhe terapeutike, me fokus në identifikimin e saktë të sëmundjeve, trajtimin adekuat dhe kujdesin e vazhdueshëm për pacientët.













