Hën, Gus 24, 2026
Banner Top
Banner Top
Dy persona me plagë armësh në QKUK, 25-vjeçarja pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje të rëndë

Dy persona janë pranuar në orët e para të së hënës në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit të QKUK-së, rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 00:15. Dy personat, sipas të dhënave fillestare, kanë ardhur nga rajoni i Malishevës.

Një 25-vjeçare ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Ajo kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, një 26-vjeçar është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Sipas QKUK-së, gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit, përgjegjëse për hetimin janë organet kompetente.

QKUK ka bërë të ditur se stafi emergjent po ofron trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë