Mër, Kor 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Mjekët e Klinikës Gjermane të Syrit tregojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe kujdesit për shëndetin e syve

Të dielën e kaluar, në emisionin “Familja Jonë” u transmetua një storie e veçantë kushtuar Klinikës Gjermane të Syrit, ku u prezantuan kushtet moderne të klinikës dhe shërbimet që ofrohen për pacientët.

Gjatë storjes, mjekët e kësaj klinike folën për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të syrit dhe ndanë informacione të vlefshme për kujdesin ndaj shikimit në mosha të ndryshme.

Një nga pyetjet që shpesh shqetëson pacientët është nëse mbajtja e syzeve mund ta përmirësojë dioptrinë. Mjekët sqaruan se syzet ndihmojnë në korrigjimin e shikimit dhe ofrojnë qartësi më të mirë, por zakonisht nuk e ndryshojnë strukturën e syrit apo nuk e “shërojnë” dioptrinë.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e kontrolleve periodike. Për të rriturit, kontrolli i syve duhet të bëhet në mënyrë të rregullt, veçanërisht pas një moshe të caktuar ose nëse shfaqen ndryshime në shikim. Ndërsa te fëmijët, kontrollet janë shumë të rëndësishme që në moshë të hershme, pasi problemet e shikimit mund të ndikojnë në zhvillimin, mësimin dhe përditshmërinë e tyre.

Në storje u diskutuan edhe rastet më të veçanta të ndërhyrjeve kirurgjike në sy, përfshirë operacionet që ndihmojnë pacientët të rikthejnë cilësinë e shikimit dhe të përmirësojnë jetën e tyre.

Mjekët ndanë gjithashtu këshilla për mbrojtjen e syve, duke theksuar se një kontroll i thjeshtë mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shumë problemeve okulistike.

Kjo storie solli më afër publikut informacion profesional nga fusha e oftalmologjisë dhe rikujtoi rëndësinë që shëndetit të syve t’i kushtohet vëmendje e vazhdueshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë