Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe një qasje të përshtatur që i ndihmon të zhvillojnë potencialin e tyre. Megjithatë, në shumë raste, mungesa e informacionit dhe paragjykimet në shoqëri mund të ndikojnë në mënyrën se si trajtohen këta fëmijë, duke krijuar sfida shtesë për ta dhe familjet e tyre.
Në një intervistë me Psikologun Visar Sadiku, ai thekson se qasja ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta duhet të bazohet në respekt, përfshirje dhe mbështetje të vazhdueshme. Etiketimet, krahasimet me fëmijët e tjerë apo pritshmëritë jorealiste mund të ndikojnë negativisht në vetëbesimin dhe zhvillimin e tyre emocional.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj teme të rëndësishme dhe për të dëgjuar këshillat profesionale të psikologut Visar Sadiku, ndiqni videon e plotë.













