Fillon zbatimi i Skriningut Neonatal në Spitalin e Prizrenit, program për zbulimin e hershëm të sëmundjeve kongjenitale dhe metabolike tek foshnjat e porsalindura
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të caktuara kongjenitale dhe metabolike tek foshnjat e porsalindura.
Sipas tij, përmes një procedure të thjeshtë, të sigurt dhe pa rrezik, krijohen mundësi për diagnostikim dhe trajtim në kohë, duke parandaluar komplikime të mundshme dhe duke siguruar një fillim më të shëndetshëm të jetës për fëmijët.
“Ky është një hap tjetër përpara në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në kujdesin që u ofrojmë gjeneratave më të reja. Çdo foshnjë meriton një fillim të sigurt në jetë” – theksoi ai.













