Mar, Qer 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Përdorimi i duhanit te nxënësit në Kosovë kalon 23%, KADC bën thirrje për masa urgjente

Rritja e përdorimit të duhanit, cigareve elektronike dhe produkteve të nikotinës tek të rinjtë në Kosovë po konsiderohet gjithnjë e më shqetësuese. Me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan, Qendra për Avokim dhe Zhvillim në Kosovë (KADC) ka apeluar për veprime urgjente për të frenuar këtë dukuri.

Aleanca për të Ardhmen Pa Duhan e Nikotinë në kuadër të KADC ka publikuar një komunikatë ku ngre alarmin për trendin në rritje të përdorimit të këtyre produkteve tek fëmijët dhe adoleshentët.

“Sipas të dhënave të GYTS 2025, 23.5% e nxënësve të moshës 13-15 vjeç përdorin aktualisht produkte duhani, ndërsa 11.2% pinë aktualisht cigare. Trendi tregon rritje alarmuese krahasuar me vitet paraprake, me ndikim të veçantë nga cigaret elektronike dhe produktet e reja të nikotinës”, thuhet në komunikatë.

KADC-ja bën thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet për të parandaluar përhapjen e kësaj dukurie.

“Aleanca kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe shoqëror për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, përfshirë ndalimin e shitjes së cigareve, vape-ve dhe produkteve të nikotinës pranë shkollave, zbatim më të rreptë të ligjit dhe edukim të vazhdueshëm në shkolla”, theksohet në reagim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë