Enj, Maj 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Përtërihet marrëveshja e UP-së me organizatën VORAE për mbështetje të vazhdueshme të studentëve romë, ashkalinj dhe egjiptianë

Universiteti i Prishtinës (UP) përtëriu sot marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” – VoRAE.

Sipas njoftimit të publikuar nga UP-ja, marrrëveshja synon krijimin e një kornize të bashkëpunimit mes të dy palëve për mbështetjen e studentëve romë, ashkali e egjiptianë gjatë studimeve universitare.
Me marrëveshje është paraparë që mbështetja e studentëve të tri komuniteteve të bëhet me anë të mekanizmave ekzistues institucionalë, por edhe me krijimin sipas nevojës të mekanizmave të rinj mbështetës.

Sipas njoftimit, marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu dhe menaxheri për edukim në “Zërin e Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Orhan Butic.

“Rektori Hajrullahu tha se UP-ja po mundohet ta bëjë më të mirën për të ofruar mundësi të barabarta, ndërsa zëvendësdrejtori i programit, Butic tha se fokusi i marrëveshjes duhet të jetë shtimi i inkuadrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.” thuhet në njoftim.

UP-ja ka treguar se në gusht të vitit 2025, drejtues të Universitetit të Prishtinës qenë takuar me zyrtarë të organizatës VORAE dhe deputetin e komunitetit ashkali, Arton Asllani. Përfaqësues të VORAE-s kishin ardhur në rektorat edhe kur udhëheqësit e UP-së u takuan me krerët e organizatave joqeveritare, të specializuara për çështjet e arsimit.

“Në universitetin e Prishtinës 12 për qind të vendeve të lira për studentë në secilin vit akademik janë të rezervuara për komunitetet joshumicë.” ka theksuar UP-ja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë