Sht, Maj 9, 2026
Banner Top
Banner Top

Prof. Dr. Venera Berisha ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj akademike dhe shkencore, duke marrë ftesë zyrtare nga World Association for Photobiomodulation Therapy (WALT) për të mbajtur prezantim oral në Kongresin Botëror Vjetor të përbashkët të tri organizatave me renome ndërkombëtare në fushën e fotobiomodulimit dhe laser-terapisë.

Ngjarja prestigjioze do të mbahet në tetor të vitit 2026 në Las Vegas, ku do të mblidhen studiues, profesorë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit shkencore në terapinë me laser dhe fotobiomodulim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prof. Dr. Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë si një “nder të madh” dhe shprehu entuziazmin për të ndarë punën e saj kërkimore me “mendjet më të ndritura të laser-terapisë në botë”.

“Shkenca bëhet edhe më mirë nën dritat e neonit”, ka shkruar ajo me humor, duke iu referuar atmosferës ikonike të Las Vegasit.

Pjesëmarrja e saj në këtë kongres konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën personale, por edhe për promovimin e shkencës, hulumtimit dhe përfaqësimit akademik të Universiteti të Prishtinës në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Prof. Dr. Venera Berishës në fushën e kërkimit shkencor dhe fuqizimit të grave në shkencë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë