Hën, Pri 27, 2026
Banner Top
Banner Top
​Në 27-vjetorin e Masakrës së Mejës, Haxhiu përkujton viktimat

Sot shënohet përvjetori i 27-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe prane varreve te viktimave ku u shpreh se 27 vjet më parë, në Mejë dhe në Korenicë të Gjakovës u krye masakra më e madhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“376 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë, ndërsa trupat e tyre, me qëllim që të fshiheshin gjurmët e krimeve, u zhvendosën në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, Rudnicë dhe në vende të tjera. Sot nderojmë dhe kujtojmë 376 martirët e këtyre masakrave.” tha Haxhiu teksa kujtoi edhe Nënën Pashke e cila dogji veten pasi i varrosi djemtë që iu vranë në Mejë.

Sot nderojmë e kujtojmë po ashtu edhe Nënën Pashke, nënën e cila u flijua, pra i dha fund jetës pas rivarrimit të dy djemve të saj. Lavdi martirëve, lavdi gjithë dëshmorëve të kombitt” u shpreh Haxhiu.

Në po këtë datë, me 27 prill në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998-1999.

Youtube

Arkiva

Kategoritë