Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 32 lindje.
Sipas raportit javor të publikuar nga ky spital, janë kryer gjithsej 2,981 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 2,312 pranime të reja për trajtim ndërsa mesatarisht, 209 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.
Në laboratorë, 1,614 pacientë kanë kryer gjithsej 19,915 analiza laboratorike.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 72 operacione me sukses dhe 212 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 744 incizime me rëntgen, 2,313 ekzaminime me ultrazë, 102 MRI dhe 6 mamografi.
Gjithashtu, janë kryer 49 ehokardiografi, 17 ergometri, 15 gastroskopi dhe 14 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit janë ofruar edhe 257 shërbime fiziatrike.













