Enj, Pri 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Në komunën e Gjakovës mbahet mbledhja e parë e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve, i rikonstruktuar së fundmi në Komunën e Gjakovës, nën kryesimin e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini.

Komuna ka njoftuar se gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të mbrojtjes së fëmijëve, roli i shkollave dhe familjes, me theks të veçantë në parandalimin e braktisjes së shkollave dhe rritjen e rolit të institucioneve relevante.

Po ashtu është bërë e ditur se në vlerësua se rikonstruimi i ekipit do të rrisë efektivitetin dhe koordinimin, duke vendosur në qendër interesin më të mirë të fëmijëve.

Sipas komunës, kryetari Gjini njoftohet të ketë theksuar se: “Duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë indiferencën e shoqërisë ndaj rasteve të dhunës, sepse eliminimi i plotë është një proces i vështirë, por me angazhim të përbashkët mund të arrijmë rezultate në të mirë të fëmijëve.”

Tute komuna ka treguar se ekipi do të vazhdojë punën në mënyrë periodike, me qëllim identifikimin e vazhdueshëm të rasteve dhe gjetjen e formave të përbashkëta për parandalimin e dukurive negative, si dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në këtë komunë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë