Enj, Pri 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 3,600 analiza laboratorike në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë


Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 3,689 analiza laboratorike nga 286 pacientë, duke reflektuar volumin e lartë të shërbimeve të ofruara.


Sipas raportit ditor, janë realizuar edhe 499 vizita specialistike, ndërsa 46 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 212 pacientë.


Gjatë kësaj periudhe janë kryer 13 operime me sukses dhe 33 dializa, ndërsa janë regjistruar edhe 4 lindje, ku kanë lindur 2 djem dhe 2 vajza.


Në kuadër të shërbimeve diagnostike, janë realizuar 141 incizime me rëntgen, 56 ekzaminime me ultrazë dhe 20 MRI.

Po ashtu, janë kryer 4 ergometri, 5 ehokardiografi dhe 4 kolonoskopi.


Ndërkohë, në fushën e rehabilitimit janë ofruar edhe 52 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë