Mër, Pri 22, 2026
Banner Top
Banner Top
Cilat shenja mund të paralajmërojnë për probleme me tiroiditin autoimun Hashimoto?

Venera Berisha-Muharremi, interniste-endokrinologe dhe diabetologe, ka folur në emisionin “Familja Jonë” lidhur me tiroiditin autoimun Hashimoto dhe trajtimin e tij me laser, i cili njihet ndryshe si fotobiomodulim.

Gjatë emisionit, Berisha-Muharremi foli edhe për shenjat që tregojnë se si një person mund ta vërejë se ka probleme me tiroiditin autoimun Hashimoto.

“Fillojnë mungesat e simptomave të hormonit, për shkak se këto janë hormone të cilat nuk veprojnë në një organ ose në një grup qelizash, por funksioni i çdo qelize të trupit është i varur prej këtyre hormoneve. Atëherë atakon të gjitha sistemet, çdo qelizë të trupit, duke filluar nga thonjtë e deri te flokët”, shpjegon ajo.

Sipas endokrinologes, simptomat mund të përfshijnë ankesa në funksion të zemrës, ankesa në funksion të trurit, si dhe në sistemin digjestiv, ku nuk është e kursyer asnjë qelizë e trupit.

“Mund të jenë ankesa të lloj-llojshme, por të gjitha janë në drejtim të ngadalësimit të funksionit të qelizave. Fillon që personi të jetë më i deprimuar, më i lodhur, i përgjumur, ka jashtëqitje më të rralla, shton peshë përkundër faktit që vazhdon të hajë njësoj dhe të bëjë aktivitet fizik, ka lëkurë të thatë…” janë disa prej simptomave që Berisha-Muharremi përmend në emision.

Më poshtë gjeni shpjegimin e plotë, ku ajo tregon se cilat shenja mund të paralajmërojnë për probleme me tiroiditin autoimun Hashimoto.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të ndiqni emisionin e plotë, ku trajtohet tema “Fotobiomodulimi – trajtimi me laser i tiroiditit autoimun Hashimoto”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë