Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 17 operime me sukses, ndërsa janë realizuar edhe 7 lindje.
Sipas raportit ditor, janë kryer 537 vizita specialistike, ndërsa 59 pacientë janë pranuar për trajtim.Aktualisht, në spital janë të shtrirë 222 pacientë.
Në laboratorë, 318 pacientë kanë kryer gjithsej 4,163 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 38 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 138 incizime me rëntgen, 55 ekzaminime me ultrazë dhe 16 MRI.
Gjithashtu, janë kryer 15 ehokardiografi, 10 ergometri dhe 6 gastroskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 49 shërbime fiziatrike.













