Psikiatri Bujar Berisha shpjegon se pamundësia për të fjetur mirë, si pasojë e shfaqjes së ankthit para gjumit, është një fenomen që ndodh te njerëzit që vuajnë nga ankthi (anksioziteti).
Sipas Berishës, zakonisht njerëzit e ngarkojnë veten me ngjarjet e ditës dhe me problemet që mund të kenë, duke i stërmenduar nëse veprimet që kanë bërë gjatë ditës kanë qenë të duhura apo jo.
“Për këtë arsye dinamikat e sotme kërkojnë edhe një higjienë psikologjike tek ne”, shpjegon psikiatri.
Sipas tij, higjiena psikologjike më e thjeshtë mund të jetë aktiviteti fizik, si për shembull shkuarja në fitnes për një orë në ditë.
Përveç kësaj, ai rekomandon edhe ushqyerje më të shëndetshme.
“Fastfood-at ne nuk mund t’i ndalojmë. Mund të hamë një herë, dy herë në javë, por ato nuk duhet të jenë ushqim i përditshëm.”
Në linkun më poshtë gjeni videon ku Berisha flet për këtë temë.
https://www.instagram.com/reel/DWoWd22CBEB/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==
Kurse në videon tjetër gjeni intervistën e plotë ku psikiatri Bujar Berisha shpjegon se çfarë është varësia nga medikamentet, cili është rreziku i saj, si bien njerëzit pre e kësaj varësie dhe si duhet parandaluar ajo. Berisha po ashtu jep këshilla në lidhje me shëndetin mendor.













