Çmimet e derivateve sot kanë mbetur të njëjta si të dielën.
Aktualisht, nafta kushton 1.72 euro për litër, benzina 1.41 euro për litër, ndërsa gazi 0.88 euro për litër.
Krahasuar me të shtunën, çmimet kanë pësuar një rënie të lehtë: nafta atë ditë ishte 1.74 euro për litër, benzina 1.42 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka theksuar se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes postës elektronike në: konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit: 0800 11000

Nafta u shtrenjtua që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin.
Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës në nivel botëror.
Megjithëse në prill u arrit një armëpushim dhe çmimet në bursë pësuan rënie, në Kosovë ato kanë lëvizur shumë pak.












