Hën, Pri 20, 2026
Banner Top
Banner Top
27 lindje dhe 59 operacione gjatë javës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë


Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 27 lindje.


Sipas raportit javor, janë kryer gjithsej 2,886 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 240 pranime të reja për trajtim. Mesatarisht, 221 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.


Në laboratorë, 1,280 pacientë kanë kryer gjithsej 17,241 analiza laboratorike.


Po ashtu, janë realizuar 59 operacione me sukses dhe 286 dializa.


Shërbimet diagnostike përfshijnë 696 incizime me rëntgen, 252 ekzaminime me ultrazë, 77 MRI dhe 7 mamografi. Gjithashtu, janë kryer 48 ehokardiografi, 15 ergometri, 10 gastroskopi dhe 8 kolonoskopi.


Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 196 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë