Distria Krasniqi ka siguruar medaljen evropiane, duke u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
KOK-u ka treguar se xhudistja Krasniqi e ka mundur italianen, Odette Giufrida në gjysmëfinale .
“Në finale (Distria Krasniqi) takohet me francezen, Amandine Buchard. Forca DISI!” ka shkruar tutje KOK-u.













