Enj, Pri 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Linja e Jetës: Mos shpërndani pamje nga rastet e vetëvrasjes, ruani privatësinë

Qendra për Parandalimin e Vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet që kanë humbur të afërmit si pasojë e vetëvrasjes, duke theksuar bashkëndjenjën me dhimbjen dhe boshllëkun që këto humbje sjellin.

Në njoftimin e saj, Qendra u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje kur ndihen të shqetësuar ose kanë nevojë të flasin me dikë.

“Kurdo që keni nevojë të bisedoni me dikë, apo jeni duke u ndjerë të shqetësuar lidhur me raste të tilla, na telefononi në 0800 12345 ose na shkruani në chat-in e Linjës, çdo ditë nga ora 18:00 deri në 22:00,” thuhet në reagimin e kësaj qendre.

Njëkohësisht, “Linja e Jetës” ka apeluar për mediat dhe qytetarët që të mos shpërndajnë informacione apo pamje që lidhen me raste të vetëvrasjes, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatësisë dhe dinjitetit të personave dhe familjeve të prekura.

“Lusim çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me raste të tilla të mos i shpërndajnë ato dhe të ruajnë privatësinë e personit dhe familjes,” thuhet në njoftim, ku theksohet se materiale të tilla janë shqetësuese dhe përbëjnë mungesë respekti ndaj personit dhe familjes së tij/saj.” ka shkruar kjo qendër.

Në fund, “Linja e Jetës” ka rikujtuar se ekziston një manual për raportimin etik të rasteve të vetëvrasjeve dhe u bën thirrje mediave që të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.

Këtë manual mund ta gjeni në këtë LINK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë