Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 6 lindje.
Në laboratorë, 290 pacientë kanë kryer gjithsej 3,641 analiza laboratorike.
Sipas raportit ditor, janë kryer 579 vizita specialistike, ndërsa 44 pacientë janë pranuar për trajtim.
Aktualisht, në spital janë të shtrirë 227 pacientë.
Po ashtu, janë realizuar 12 operime të suksesshme dhe 37 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 154 incizime me rëntgen, 49 ekzaminime me ultrazë dhe 15 MRI.
Gjithashtu, janë kryer 16 ehokardiografi, 5 ergometri dhe 2 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 51 shërbime fiziatrike.













