Mër, Pri 15, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbahet takim për forcimin e bashkëpunimit mes Spitalit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë së shëndetësisë në Mitrovicë

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxbibeqiri” në Mitrovicë, Gëzim Berisha, bashkë me U.d. drejtorin mjekësor, Qenan Çabra, dhe Fidan Syla, pritën në takim Drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi, Albina Kastrati- Rama dhe Këshilltarin e Jashtëm për shëndetësi, Selman Ajvazi.

​Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxbibeqiri” në Mitrovicë, fokus i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të shëndetësisë në qytetin e Mitrovicës.

​”Gjatë takimit dy palët u pajtuan që stafi i emergjencës së spitalit të ofrojë trajnime profesionale për stafin e urgjencës së Qendrës Kryesore të Familjes (QKMF), duke rritur kështu kapacitetet reaguese dhe cilësinë e trajtimit fillestar.” tregohet në njoftim.

Po ashtu, një rëndësi e veçantë iu kushtua menaxhimit të fluksit të pacientëve ku u kërkua rritja e kujdesit gjatë referimit të rasteve nga Urgjenca e QKMF-së drejt Spitalit, me synimin që në emergjencën e spitalit të referohen vetëm rastet urgjente.

Sipas spitalit, kjo masë merret për të shmangur mbingarkesën e panevojshme dhe për t’u dhënë hapësirë rasteve që kanë rrezikshmëri të lartë për jetën.

“Të dyja palët theksuan se përmirësimi i komunikimit ndërinstitucional do të reflektohet drejtpërdrejt në shërbime më të shpejta dhe më cilësore për pacientët. Në fund të takimit, palët u pajtuan që këto takime të jenë të rregullta dhe, si një mjet i domosdoshëm për të monitoruar progresin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në sektorin e shëndetësisë.” është bërë e ditur në përmbyllje të njoftimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë