Mër, Pri 15, 2026
Banner Top
Banner Top
19 operime dhe mbi 4 mijë analiza në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 19 operime me sukses, duke reflektuar punën intensive të stafit mjekësor.

Sipas raportit ditor, janë kryer 574 vizita specialistike, ndërsa 43 pacientë janë shtruar për trajtim.

Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 210 pacientë.

Po ashtu, janë regjistruar 4 lindje, ku kanë lindur 2 djem dhe 2 vajza.

Në laboratorë, 290 pacientë kanë kryer gjithsej 4,234 analiza, ndërsa janë realizuar edhe 36 dializa.

Shërbimet diagnostike përfshijnë 125 incizime me rëntgen, 50 ekzaminime me ultrazë dhe 18 MRI.

Gjithashtu, janë kryer 12 ehokardiografi, 8 ergometri dhe 5 gastroskopi.

Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 43 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë