Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK, po realizon “Garën e ushtarit më të mirë 2026” ku ekipet Ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V- ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria.
FSK ka njoftuar se këto ekipe janë bërë bashkë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e Ushtarake.


















