Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
APRK paralajmëron për certifikata të falsifikuara, u bën thirrje qytetarëve për kujdes


Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) ka njoftuar se së fundmi janë identifikuar raste të falsifikimit dhe shitjes së certifikatave të rreme në emër të këtij institucioni, përmes platformave online dhe rrjeteve sociale.


Sipas njoftimit, qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.


“Çdo certifikatë e lëshuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, është e verifikueshme përmes kanaleve zyrtare dhe lëshohet vetëm sipas procedurave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.


APRK-ja ka rikujtuat se blerja apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.


“Ftojmë të gjithë qytetarët që në rast se hasin në oferta të tilla apo dyshime për falsifikim, t’i raportojnë menjëherë pranë organeve kompetente ose drejtpërdrejt në Agjencinë e Punësimit”, theksohet më tej.


APRK-ja ka apeluar për bashkëpunim nga qytetarët për të ruajtur integritetin institucional dhe për të parandaluar mashtrimet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë